Ngasësi i skuderisë së McLarenit, Oscar Piastri, e ka shënuar fitoren e tretë të vitit në Formula 1.
Dhe me fitoren e arritur të dielën në garën Grand Prix të Arabisë Saudite, Piastri ka dalë edhe në vendin e parë në renditje.
Piastri përfitoi nga dënimi i Max Verstappenit të Red Bullit në fillim të garës dhe më pas nuk lejoi befasi.
Verstappen përfundoi i dyti, ndërsa Charles Leclerc i Ferrarit, i treti.
Lando Norris i McLarenit që e nisi garën nga vendi i dhjetë, përfundoi në pozitën e katërt.
Për Piastrin ishte fitorja e tretë nga pesë gara sa janë zhvilluar në edicionin aktual të Formula 1.
Ai ka dhjetë pikë më shumë se Norrisi i vendit të dytë.
Verstappeni është i treti me 87 pikë.