Sporte të tjera

Formula 1, përplasje e madhe e Doohanit në 300km/h

Jack Doohan

Jack Doohan

Ngasësi 22-vjeçar i skuderisë Alpine, Jack Doohan, ka pësuar aksident të rëndë në stërvitjen e së premtes për Grand Prixin e Japonisë në Suzuka.

Ai nuk kishte dalë nga bolidi i tij për disa minuta, ndërsa stafi mjekësor u afrua për t’i dhënë ndihmë. 

Është dëgjuar në radio duke pyetur i habitur se çfarë ndodhi. 

 

Australiani për fat të mirë nuk u lëndua, ndonëse përplasja e tij ishte afro 300km/h. 

Kjo ishte përplasja e parë nga katër sa ndodhën gjithsej në stërvitjen e së premtes. 

Oscar Piastri i McLarenit e pati kohën më të mirë, para shokut të skuadrës, Lando Norris, që përfundoi i dyti.

VIDEO:

LEXO EDHE: