Sporte të tjera

F1, Verstappen fiton garën në Kinë

Max Verstappen Red Bull

Foto: Associated Press

Kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen, ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Kinës të mbajtur të dielën. 

Holandezi dominoi garën që u përfshi me disa aksidente. 

Piloti i Red Bullit la prapa vetes Lando Norrisin e McLarenit për 13.7 sekonda. I treti doli Sergio Perezi i Red Bullit. 

Verstappen kryeson me 110 pikë, i dyti është Perez me 85 pikë e i treti Charles Leclerc i Ferrarit me 76 pikë.