Suedezi Armand Duplantis ka thyer sërish rekordin e botës në kërcim me purtek.
Duplantis të dielën në mitingun e Diamond Leagues në Silesia të Polonisë kërceu 6.26 metra, duke e përmirësuar për një centimetër rekordin që e kishte vendosur në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Për Duplantisin është hera e dhjetë që vendos rekord bote.
Kampioni i dyfishtë Olimpik ka vazhduar serinë e fitoreve që po zgjat më tepër se një vit.
Duplantis garën e të dielës e fitoi me kërcim 6 metra, ndërsa kërkoi që të ngrihej pengesa në 6.26 metra.
Ai dështoi në tentimin e parë, por e theu rekordin në tentimin e dytë.