Kirsty Coventry është emëruar presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe është bërë gruaja dhe afrikania e parë që e merr përsiëpër detyrën ndoshta më të madhen në sport.
Ministrja e Sportit e Zimbabvesë dhe dy herë medalistja e artë Olimpike triumfoi që në raundin e parë në garën me shtatë kandidatë.
Ajo u votua thuajse prej 100 prej kolegëve në anëtarësimin e IOC-së të enjten.
Coventry do të ketë mandat tetëvjeçar, deri në vitin 2033.
Coventry në këtë post do të vijë në vend të presidentit Thomas Bach. Bach nuk e përdori të drejtën e votës.
Bach vlerësohet mik i madh i Kosovës dhe dorë e zgjatur për mijëra sportistë kosovar.
Me Bachun në krye të IOC-së, njohja e plotë e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar u bë më 9 dhjetor 2014.
Coventry do ta zëvendësojë Bachun më 23 qershor, në “Ditën Olimpike”, dhe do të jetë presidentja e 10-të e IOC-së në historinë 131-vjeçare.
Bach qëndroi në krye të IOC-së për 12 vjet.
“Do t’iu bëj të gjithëve krenar dhe të sigurt në vendimin që e keni marrë për votim. Tani kemi punë për të bërë së bashku”, ka deklaruar 41-vjeçarja Coventry.