Numri 51 në ranglistën botërore të tenisit, Nuno Borges, ka mposhtur Rafael Nadalin me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:2, për ta fituar turneun në Bastad të Suedisë.
Spanjolli Nadal, 22 herë fitues i turneve Grand Slam, për herë të fundit në finale ishte në vitin 2022.
38-vjeçari për shkak të shumë lëndimeve që ka pasur viteve të fundit, ka rënë në pozitën e 261-të në ranglistë.
Portugezi Borgez setin e parë e fitoi për 46 minuta, ndërsa më pas fitoi tre geme rresht dhe nuk hasi në telashe.
Turneu i tenisit në Olimpiadën e Parisit nis më 27 korrik.