Atletja që është kampione olimpike, Gabby Thomas, e ka fituar garën e parë në Grand Slamin inaugurues që u mbajt në Kingston të Xhamajkës, ka shkruar të shtunën BBC.
Amerikania Thomas, e cila i fitoi tri medalje të arta në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar, ishte më e shpejta në garën 200 metra vrapim.
Ajo e mbylli garën pas 22.62 sekondave.
E dyta për medaljen e argjendtë përfundoi Marileidy Paulino e Republikës Dominikane, kurse Dina Asher-Smith e Britanisë së Madhe e fitoi të bronztën.
Ndërkohë, amerikani Kenny Bednarerk, vrapoi me kohën 10.07 sekonda për ta mposhtur xhamajkanin Oblique Seville në garën e vrapimit 100 metra.
Britaniku Zharnel Hughes përfundoi i treti.