Sporte të tjera

Atletikë, Ngetich vendos rekord botëror në vrapim 10 km

Agnes Ngetich

Atletja Agnes Ngetich ka vendosur rekord të ri botëror në vrapim 10 kilometra, pasi është bërë e para që këtë distancë e përfundon me kohën nën 30 minuta.

24-vjeçarja nga Kenia e përfundoi këtë distancë për 29 minuta e 27 sekonda në garën që u organizua në Herzogenaurach të Gjermanisë.

Ajo e theu rekordin e mëparshëm të vendosur për 30 minuta e një sekondë, të vendosur në të njëjtin qytet gjerman nga Agnes Tirop, në vitin 2021.