Sporte të tjera

Atleti Gout vlerësohet më i shpejtë se Bolti

gout

Por, koha e tij nuk është e regjistruar zyrtarisht për shkak të erës së madhe gjatë kohës së garës

Atleti 17-vjeçar Gout Gout, që po i mahnitë të gjithë me shpejtësinë e tij, e ka përfunduar garën e vrapimit 100 metra për më pak se dhjetë sekonda në Kampionatin e Australisë U20 në Perth. 

Një rezultat të tillë madje e ka regjistruar dy herë brenda një dite. 

Në kualifikime, sprinteri mbërriti në finish për 9.99 sekonda. Të njëjtën kohë e përsëriti edhe një herë.

Por, koha e tij nuk është e regjistruar zyrtarisht për shkak të erës së madhe gjatë kohës së garës. 

17-vjeçari është shprehur i lumtur me kohën e arritur. 

Ai shihet si konkurrent shumë i fortë në botën e sprintit për legjendën Usain Bolt. 

Në dhjetor të vitit 2024, Gout e regjistroi kohën më të shpejtë për një 16-vjeçar në garën e vrapimit 200 metra. 

Ai e kishte përfunduar vrapimin për 20.04 sekonda. 

Bolti kishte thënë se Gout ia kujton veten.

VIDEO: