Stili i tij i vrapimit ngjason shumë me atë të legjendës së sprintit dhe rekordmenit të botës në 100 dhe 200 metra, xhamajkanit Usain Bolt.
16-vjeçari nga Australia, Gout Gout, është shtatëlartë sikur Bolt dhe po bën bujë me shpejtësinë e tij.
Videot e vrapimit të tij janë bërë virale.
Në Botërorin U-20 në Lima të Perusë pak ditë më parë ai fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra. Vrapoi 20.60 sekonda në finale. Gout Gout është më i shpejt se që ishte Bolt në moshën e tij.
Read about a 16-year-old Sudanese kid in Australia who ran 100m in 10.2 seconds this year. Found the footage— freakin ridiculous. pic.twitter.com/Bz8tYuPkeK
Ai është me origjinë nga Sudani Jugor. Prindërit e tij kishin migruar në Australi dy vjet para se ai të lindte. Ai ndonëse 16-vjeçar ka regjistruar kohë 10.29 sekonda në 100 metra vrapim dhe 20.60 sekonda në 200 metra vrapim.
Gout Gout e pëlqen krahasimin me Boltin.
“Është shumë ‘cool’ pasi Usain Bolt është atleti më i mirë i të gjitha kohërave dhe vetëm të krahasohesh me të është gjë e madhe”, tha Gout në prill.
Performanca e Goutit në Peru në Botërorin U-20 ka nxitur të gjithë që të mbajnë shënime.
“Është ngjarja ime e parë e madhe, thjeshtë po shikoj para që ta shijojë këtë përvojë, të vrapojë kundër më të shpejtëve, të shoh se çfarë mund të bëjë në skenën botërore”, tha Gout para Botërorit.
The 100m champ becomes the 200m champ ‼️
🇿🇦's Bayanda Walaza is the sprint king of Lima 👑#WorldAthleticsU20 pic.twitter.com/0fw3txwkHW
Në Lima, ai ishte një nga 10 garuesit e garës 200 metra të lindur në vitin 2007. Në garën 200 metra u paraqitën 74 garues në total.
Gout Gout në finale nisi ngadalë por arriti të rikthehej dhe përfundoi në vend të dytë prapa kampionit nga Afrika e Jugut, Bayanda Walaza, që kishte fituar edhe të artën në 100 metra. Ishte shumë afër të kalonte edhe Walazan.