Sport

Zvicra fiton me supergolin e Shaqirit

Xherdan Shaqiri

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore ndaj Irlandës falë supergolit të Xherdan Shaqirit. 

Shaqiri shënoi gol në minutën e 23-të, ndërsa Zvicra fitoi në Dublin me rezultatin 1:0. 

Ylli shqiptar i Zvicrës shënoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa u paraqit deri në minutën e 75-të. 

Granit Xhaka u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa Uran Bislimi mbeti në stol.


Shaqiri shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë

Xherdan Shaqiri ka dëshmuar se pse është lojtari kryesor ofanziv i Zvicrës. 

Në miqësoren ndaj Irlandës, Shaqiri shënoi supergol nga gjuajtja e lirë për epërsinë 1:0 të helvetikëve.

Ai realizoi në minutën e 23-të.

Po udhëheq Zvicra 1:0.


Shaqiri kthehet në formacionin startues të Zvicrës

Xherdan Shaqiri është kthyer në formacionin startues të Zvicrës për miqësoren e sotme ndaj Irlandës.

Shaqiri ishte në bankë rezervë ndaj Danimarkës tre ditë më parë, në ndeshjen që Zvicra barazoi pa gola. U inkuadrua nga minuta e 76-të.

Në formacionin startues është edhe kapiteni Granit Xhaka.

Zvicra – Irlanda luhet nga ora 20:45.