Më 1 shtator, të dielën, Edon Zhegrova dhe Lille do të jenë nikoqir të Paris Saint-Germainit.
Zhegrova që shënoi tri gola në katër ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, e ka përfunduar suspendimin e kartonit të kuq të marrë në sezonin e kaluar. Do të jetë i gatshëm ndaj PSG-së dhe më pas do t’i bashkohet Kosovës.
PSG-ja, Lille, Monaco dhe Lensi kanë nga gjashtë pikë në dy ndeshje.
Ballafaqimi i xhiros së tretë, Lille – PSG, e mbyll xhiron e tretë në Ligue 1 dhe luhet të dielën nga ora 20:45.
Në edicionin e kaluar, PSG-ja kishte fituar 3:1 në shtëpi, kurse 1:1 ishte mbyllur ndeshja në Lille.