Sport

Yildiz suspendohet për dy ndeshje

Kenan Yildiz

Talenti turk i futbollit, Kenan Yildiz, do t’i mungojë Juventusit në dy ndeshjet e ardhshme në Serie A.

Yildiz është suspenduar të martën nga Federata Italiane e Futbollit, ndërsa është gjobitur edhe me 10 mijë euro, ka raportuar të martën “Football Italia”.

Yildiz do t’i mungojë Juventusit në ndeshjet ndaj Bolognas dhe Lazios. 

Yildiz ishte ndëshkuar me karton të kuq të dielën në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Monzas. Ai ishte përjashtuar pasi goditi me bërryl në fytyrë lojtarin e Monzas, Alessandro Bianco. 

Turku kërkoi falje në rrjetin e tij social për veprimin josportiv. Por ai nuk i shpëtoi dënimit nga Federata italiane e futbollit.

19-vjeçari YildizYildiz është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Igor Tudorit. 

Ai këtë edicion ka realizuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime.