Sport

Weah pëson lëndim muskulor në Kupën e Italisë

Timothy Weah

Timothy Weah ka pësuar lëndim muskulor në fitoren 4:0 të Juventusit në Kupën e Italisë ndaj Cagliarit të martën mbrëma. 

Lajmi është konfirmuar një ditë më pas nga skuadra e madhe italiane, dhe kështu lista e futbollistëve të lënduar te “zonja e vjetër” vazhdon të rritet. 

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës luajti në tërë ndeshjen, ndërsa asistoi te goli i fundit që e shënoi Nico Gonzalez.

Juventusi nuk ka treguar se sa gjatë do të mungojë Weah. 

Ndeshjen e radhës në ligë, Juventusi e luan në udhëtim te Monza më 22 dhjetor. 

Ballafaqimin e fundit të këtij viti do ta luajë në “Allianz Stadium” kundër Fiorentinas, një javë më vonë. 

Weah ka katër gola të shënuar e po aq asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual. 
24-vjeçari te Juventusi po e kalon sezonin e dytë.