Sport

Vladi shënon gol në disfatën e Luganos

Vladi

Sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Vladi ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e Luganos. 

Vladi e realizoi golin e dytë për Lugaon në disfatën 3:2 nga Luzerni.

Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “Stadio di Cornaredo”, dhe i takoi xhiros së katër të Superligës zvicerane. 

23-vjeçari realizoi golin në minutën e 43-të. Vladi luajti për 53 minuta, Albian Hajdari luajti në pjesën e parë dhe portieri Amir Shaipi e kompletoi ndeshjen. Uran Bislimi ishte në bankën rezervë.