Sport

Vetëm një pikë për Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Vetëm një pikë për Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur të fitoj më shumë se një pikë ndaj debutueses Suharekës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën mbrëma në praninë e një numri të madh shikuesish. Takimi Prishtina – Suhareka i takoi xhiros së parë të edicionit 2024/2025 të elitës së futbollit kosovar.

Të dyja skuadrat patën momentet e tyre gjatë 90 minutave. Por si lojtarët e Prishtinës, ashtu edhe Suharekës, nuk ishin konkret.

Prishtina ka bërë shumë ndryshime nga edicioni i kaluar. Ka larguar shumë lojtarë, ndërsa është përforcuar me disa të tjerë. 

Krerët e klubit ia besuan trajnerit me përvojë, francezit Jean-Michel Cavalli drejtimin e ekipit. Prishtina është përgatitur në Bolu të Turqisë për edicionin 2024/2025. 

Në javën e dytë, Prishtina përballet në shtëpi me Dritën, kurse Suhareka e pret Dukagjinin.