Max Verstappen me skuderinë e Red Bullit e ka fituar edhe garën Grand-Prix në “Emilia Romagna” të Italisë.
Holandezi që kishte telashe me goma në fazën finale të garës, e arriti fitoren e pestë në shtatë garat e këtij viti dhe është sërish kandidati kryesor për ta fituar titullin e katërt botëror.
Lando Norris me McLarenin përfundoi i dyti, kurse Charles Leclerc i Ferrarit doli i treti.
Verstappen prinë në tabelë me 136 pikë, ndërsa nga shtatë garat e këtij sezoni ka përfunduar në podium në pesë raste.
I dyti në renditjen e përgjithshme të ngasësve është Sergio Perez i Red Bullit po ashtu, me 103 pikë. Perezi është ngjitur katër herë në podium në këtë sezon nga shtatë raste.