Sport

UEFA nuk lejoi një minutë heshtje, lojtarët me plan tjetër

UEFA

Lojtarët e Ukrainës në futsall kanë dashur që para ndeshjes kualifikuese për Evropian të nderojnë me një minutë heshtje viktimat e agresionit rus. Por UEFA nuk ka lejuar që të ketë një minutë heshtje para ndeshjes me Rumaninë, të zhvilluar të martën mbrëma në Koszalin të Polonisë. 

Lojtarët e Ukrainës megjithatë realizuan synimin. Në marrëveshje me lojtarët e Rumanisë, u ndalën në fushë menjëherë pasi nisi ndeshja. Mbajtën një minutë heshtje dhe më pas nisën ndeshjen. 

Ky veprim është pëlqyer shumë në Ukrainë.

Ukraina e fitoi 3:1 ndeshjen. E fitoi grupin ku ishin edhe Gjermania e Qiproja dhe u kualifikua në Evropian