Sport

Trepça vazhdon me Hajrizin dhe e “gradon” në kapiten

Drilon Hajrizi, kapiten i ri i klubit të basketbollit Trepça

Drilon Hajrizi, kapiten i ri i klubit të basketbollit Trepça

Drilon Hajrizi është kapiten i ri i klubit të basketbollit Trepça. 

Këtë e bëri të ditur të mërkurën pasdite klubi mitrovicas. 

Kapiteni i deritashëm, Valdrin Haxhiu, ka vendosur t’i jap fund karrierës. Dhe kështu Hajrizi do të jetë kapiten nga edicioni i ri. 

Të mërkurën Trepça e zyrtarizoi edhe vazhdimin e kontratës me Hajrizin, 12-shin e skuadrës. 

“Roli i tij në sukseset e klubit tonë është i pamohueshëm. Klubi është mirënjohës për kontributin e tij. Prandaj kemi zgjedhur ditën e çlirimit për të konkretizuar marrëveshjen me numrin 12”, ka shkruar Trepça, kampionia e Kosovës.