Sport

Tollovi pas finales në volejboll, lojtarët e Pejës ngjiten në tribuna

Volejboll

Një tollovi ka ndodhur pas finales së Kupës të Federatës në volejboll në mes të Ferizajt dhe Pejës.

Në transmetimin e ndeshjes në “Youtube” janë parë lojtarët e klubit të volejbollit Peja duke u ngjitur me vrap në tribunat e palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.

Me vrap pas lojtarëve të Pejës janë parë duke shkuar edhe disa persona që qëndronin në tribunën qendrore të palestrës ku u zhvillua finalja e Kupës së Federatës.

Finalen me 3:2 në sete e fitoi Ferizaj, por mbeti nën hije të asaj që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. “Kam ardhur të luaj, jo të më gjuash me shishe”, dëgjohet në transmetim një nga lojtarët e Pejës. Lojtarët e Pejës u shfaqën më vonë në transmetim duke pranuar medalje