Sport

Tifozët kinezë i dërgojnë para, portieri u thotë të ndalen

Tifozët kinezë i dërgojnë para, portieri u thotë të ndalen

Portieri i Singaporit, Hassan Sunny, ka kërkuar nga tifozët kinezë që të mos i dërgojnë më para, që nisën pas pritjeve të tij në humbjen 3:1 të Singaporit  nga Tajlanda. Ai rezultat i ndihmoi Kinës të kualifikohet në raundin tjetër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Sunny bëri 11 pritje të martën, ndërsa Tajlandës i mungoi një gol për të kaluar në raundin tjetër.

Portieri u bë viral në mediat sociale të Kinës dhe atë brenda natës. Një kod pagese i një lokali ushqimi që portieri e udhëheq me gruan e tij, ka qarkulluar në internet. Tifozët kinezë e kanë përdorur atë kod për t’i dërguar para portierit.

“Më pëlqeu për pak kohë. Ishte sikur, në rregull, paratë erdhën. Por duke menduar këtë më shkoj mendja se kur do të ndalet kjo. A është ligjore?”, ka thënë Hassan për transmetuesin e Singaporit, CNA.

“Mendoj se duhet të ndalemi diku”.

Hassan ka tërhequr vërejtjen që tifozët edhe mund të mashtrohen pasi kode falso po ashtu janë në qarkullim.

“Vërtetë e çmoj përkrahjen tuaj në ditët e kaluara, që më ka mundësuar të përjetoj pasionin e tifozëve kinezë të futbollit. Apeloj te të gjithë që të jenë racionalë në përkrahjen e tyre dhe të ndalen së transferuari para përmes internetit”, ka shkruar portieri.