Sport

Thirrje “Kosova është Serbi” në derbin skandaloz të hendbollit në Mal të Zi

hendboll

Nuk kanë të ndalur telashet në sportin e Malit të Zi, që lidhen edhe me Kosovën.

Televizioni i Malit të Zi ka njoftuar se  derbi i hendbollit mes skuadrave Berane dhe Lovqen është përcjelle me skandale të shumta. Ndeshja u zhvillua në fundjavë në Berane, qytetin ku shumica e banorëve janë serbë. 

“Tifozët kanë goditur lojtarët mysafirë me shishe, kanë hyrë në terren për t’u përleshur e për pak nuk erdhi te rrahja mes lojtarëve nga të dy ekipet. Pos kësaj, ndeshja është ndërprerë disa herë për shkak të fishekzjarrëve, ndërsa tifozët kanë brohoritur për Drazha Mihajloviqin, kanë thirrur ‘Serbia – Kosova” dhe i kanë quajtur ustashë lojtarët e klubit nga Cetinje. Ndeshja përfundoi disi, ndërsa Lovqeni fitoi 26:22”, ka shkruar televizioni i Malit të Zi në faqen zyrtare.

Të premten në Cetinje një arbitër i kikboksit nga Bosnjë-Hercegovina, që është raportuar se është serb, goditi me trofe në fytyrë një trajner kosovar të kikboksit.

VIDEO: