Portieri Wojciech Szczesny dhe Juventusi i kanë ndarë rrugët pas shtatë sezonesh.
Lajmi për ndërprerjen e kontratës me portierin polak, me marrëveshje të dyanshme, është bërë zyrtar të mërkurën nga klubi italian të mërkurën pasdite.
Ish-portieri i Arsenalit dhe Romës tani është futbollist i lirë.
“Faleminderit për gjithçka Tek dhe paç fat në të ardhmen”, ka shkruar “zonja e vjetër” në faqen zyrtare të klubit.
Szczesny largohet pas 252 paraqitjeve në të gjitha garat me klubin “bardhezi”.
Kontrata e tij skadonte në verën e vitit 2025.