Sport

Synimet e Rrahmanit: 20 gola dhe titulli i kampionit me Rapidin

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin rumun.

Të mërkurën i shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Rapidit të Bukureshtit ndaj UTA Aradit. Ndeshja i takoi xhiros së 28-të. Rrahmani ka 11 gola e dy asistime në 13 paraqitje në kampionatin e Rumanisë.

Image

“Shpresoj të shënoj më shumë gola. Dua të fitoj tituj. Do të shohim a do t’i shënoj 20 gola. Pas rezultatit 2:0 ishim të relaksuar. Më pas ata bënë gabime dhe ne shënuam. Është me rëndësi të luftojmë deri në fund. Tifozët na ndihmuan shumë, ishin lojtari i 12-të”, ka thënë Albion Rrahmani.