Sport

Supergol i Selahit në Kroaci

Lindon Selahi

Futbollisti shqiptar i Rijekës, Lindon Selahi, gjuajti fuqishëm në minutën e 56-të dhe topi përfundoi në rrjetë.

Goli i 25-vjeçarit ishte i fundit i shënuar nga Rijeka të shtunën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 28-të të elitës së futbollit kroat.

Rijeka mposhti në udhëtim Rudeshin me rezultatin 3:0, për ta vazhduar garën e fortë për titull kampioni në Kroaci.

Për mesfushorin Selahi, i cili luajti deri në minutën e 61-të, ishte goli i katërt në kampionat.

Nga minuta e 61-të te vendësit luajti Eros Grezda, futbollisti tjetër shqiptar.

Rijeka kryeson në tabelë me 62 pikë në 28 ndeshje të luajtura.

Rudeshi mbetet i fundit me shtatë pikë.