Sport

Suedia me fitore të madhe, asiston Asllani

Ndeshja Suedi-Irlandë

Ndeshja Suedi-Irlandë

Futbollistet e Suedisë kanë shënuar fitore 3:0 në udhëtim tek Irlanda të premten, falë dy golave nga Johanna Rytting Kaneryd dhe një nga Fridolina Rolfo. 

Ndeshja ishte e rëndësishme për kualifikim në “Euro 2025”, nga Grupi A3. 

Të dyja këto skuadra do të takohen sërish në Stokholm pas katër ditësh. 

Kosovare Asllani, e cila luajti deri në minutën e 67-të, asistoi në golin për 1:0 në minutën e 26-të.