Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe, është njëri prej shtatë kandidatëve të konfirmuar për kryetar të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Presidenti i IOC-së, Thomas Bach, ka thënë muajin e kaluar se planifikon të mos kandidojë më. Vitin e ardhshëm Bachu e përfundon mandatin e dytë. Gjermani Bach ka hapur dyert e IOC-së për Kosovën.
Pos britanikut Coe për president të IOC-së kandidojnë edhe spanjolli Juan Antonio Samaranch Jr, David Lappartient i Francës, Kirsty Coventry e Zimbabvesë, Morinari Watanabe i Japonisë, Johan Eliasch i Suedisë dhe Princi Feisal al Hussein i Jordanit.
Bach është në krye të IOC-së nga viti 2013.
Presidenti i ri i IOC-së do të zgjidhet në sesionin që mbahet prej 18 deri më 21 mars të vitit të ardhshëm.