Bartësi numër tre, Carlos Alcaraz, është eliminuar në raundin e dytë të Grand Slamit të tenisit, US Open.
Ai humbi nga tenisti jo bartës holandez, Botic van de Zandschulp, të premten.
Alcarazi ka synuar të bëhet tenisti i tretë në histori, pas Rod Laverit dhe Rafael Nadalit, që fiton French Openin, Wimbledonin dhe US Openin në të njëjtin vit kalendarik.
Por spanjolli asnjëherë nuk u rikuperua nga starti i zbehtë dhe numri 74 në botë, Van de Zandschulp, fitoi me 6:1, 7:5 e 6:4. Është fitorja më e madhe në karrierën e tij.
Humbja i dha fund serisë prej 15 fitoreve të Alcarazit në garat e nivelit Grand Slam.