Skuadra e Shkupit ka fituar thellë ndaj Vardarit të shtunën në ndeshjen e xhiros së 25-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Shkupi mposhti në shtëpi Vardarin me rezultatin 3:0.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Dudu, Kristijan Trapanovski dhe Emanuel Gronner, i shënuan golat e fitores, ndërsa nga një karton i kuq u dha për të dyja skuadrat.
Shkupi ka 51 pikë në vendin e dytë, kurse Vardari i dhjeti ka 26 pikë.