Sport

Sevilla interesohet për futbollistin e Atletico Madridit

Saul Niguez

Saul Niguez

Mesfushori Saul Niguez pritet të largohet nga Atletico Madridi por jo edhe nga La Liga. Të hënën mediumet spanjolle kanë raportuar se skuadra e Sevillas ka shprehur interesim për mesfushorin spanjoll. 

Mësohet se Niguez nuk bënë pjesë në planet e Atletico Madridit. Sevilla i ka ofruar kontratë trevjeçare 29-vjeçarit.

Ai është zhvilluar si futbollist në akademinë e Atleticos. Ka luajtur edhe për Chelsean edhe Rayo Vallecanon në formë huazimi.

Niguez me Spanjën ka të zhvilluara 19 ndeshje dhe ka realizuar tre gola.