Futbollistja nga Kaçaniku, Sara Maliqi, ka vendosur t’i jap fund karrierës.
Ndeshja e së martës mes Shqipërisë dhe Luksemburgut ishte e fundit për 28-vjeçaren.
Ajo ishte një prej lojtareve kyçe të Shqipërisë. Sara e luajti ndeshjen e 58-të me Shqipërinë, ndërsa FSHF-ja ia organizoi një ceremoni përshëndetëse par ndeshjes në Eblasan.
Sara Maliqi për shumë vjet ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Ka luajtur edhe për skuadra kosovare.
FSHF-ja e ka falënderuar për kontributin e dhënë në Kombëtare dhe në futbollin shqiptar në përgjithësi.