Sport

Santosi largohet nga Dukagjini

Sulmuesi brazilian, Marclei Santos, është larguar nga skuadra e Dukagjinit.

KOHA ka mësuar se ai është larguar me marrëveshje të dyanshme dhe se është i hapur për mundësi të reja.

Me Santosin janë në bisedime disa klube të Superligës së Kosovës. Santos në 13 ndeshje të edicionit aktual ka realizuar një gol dhe ka asistuar dy herë.

Dukagjini është në vendin e gjashtë në Superligë me 24 pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura.