Sport

Rrahmani proteston me shokë në përkrahje të Juan Jesusit

Amir Rrahmani

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, bashkë me shokët e tjerë të skuadrës janë ulur në gjunjë para duelit të së shtunës.

Këtë gjest, lojtarët e Napolit e kanë bërë duke protestuar rreth situatës së Juan Jesusit që është fyer në mënyrë racore nga Francesco Acerbi i Interit.

Sipas gjykatës në Itali, nuk ka pasur evidenca të mjaftueshme për ta dënuar Acerbin.

Klubi italian është tërhequr nga iniciativa kundër racizmit para duelit kundër Atalantas të shtunën që përfundoi me fitore të Atalantas.

Përkrahësit brenda stadiumit “Diego Armando Maradona” kanë shfaqur shenja kundër racizmit, ndërsa kanë bërë thirrje në përkrahje të Jesusit.