Sport

Roberto i jep fund aventurës 18-vjeçare te Barcelona

Roberto i jep fund aventurës 18-vjeçare te Barcelona

Mbrojtësi spanjoll, Sergi Roberto, të dielën në mbrëmje i ka dhënë fund aventurës 18-vjeçare te skuadra e Barcelonës. 

Roberto përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur i lumtur për vitet që i kaloi me klubin katalunas. 

“Unë largohem duke qenë shumë krenar. Krenar që kam dhënë gjithçka për 18 vjet. Jam krenar që kam qenë kapiteni i klubit të jetës sime. Faleminderit shumë klubit, të gjithë stafit dhe tifozëve, që këto 18 vjet të rrugëtimit tim i bën më të mirat e mundshme. Në ekipin e parë kanë qenë 11 vjet plot momente dhe eksperienca unike”, ka shkruar Roberto. 

Spanjollit kontrata me Barcelonën i përfundoi më 1 korrik. Me Barçën, 32-vjeçari ka bërë 373 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola. Ka kontribuar me 43 asistime, ndërsa ka fituar edhe 22 trofe.