Gazeta italiane “Tuttosport” ka shkruar të premten se Xabi Alonso do të jetë pasues i trajnerit Carlo Ancelotti te Real Madridi.
Ndërkohë, ka shkruar edhe se trajneri aktual i Romës, Claudio Ranieri, do të mundohet ta bind Ancelottin t’i bashkohet romakëve në edicionin e ardhshëm.
Ancelotti po shihet te klubi i kryeqytetit italian si ideali për ta udhëhequr skuadrën nga edicioni 2025/26.
Ranieri ka kontratë te Roma si trajner deri në fund të edicionit.
Ancelotti është trajneri më i suksesshëm në histori të Real Madridit, pasi e fitoi edhe Kupën Interkontinentale të FIFA-s në këtë javë.
Me Real Madridin, Ancelotti ka 15 trofe të fituar në total.