Sport

Ramosi ia siguron fitoren Sevillas

Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni Sergio Ramos ka shënuar gol për Sevillan që doli të jetë i pikëve të plota.

Ramos shkëlqeu në këtë ballafaqim, ndërsa golin e pikëve të plota e realizoi në minutën e pestë të ndeshjes.

Për të ishte goli i tretë i edicionit aktual, ndërsa një tjetër iu anulua në fundin e pjesës së parë për pozitë jashtë loje.

Sevilla me këtë fitore ka bërë hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës në La Liga.

Tani ka 31 pikë në 30 ndeshje të luajtura.

Getafe ka 38 pikë në mesin e tabelës.