Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, të martën ka mësuar kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane. Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të përballet me skuadrën e njohur e të suksesshme rumune, Minaur Baia Mare.
Skuadra rumune në edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave evropiane për klube të hendbollit. Në vitin 2022, Minaur Baia Mare ishte në finale të Kupës Evropiane.
Minaur Baia Mare ka përvojë të gjatë e të suksesshmë në gara kontinentale. Liga rumune vlerësohet shumë e fortë.
Në raundin e dytë të EHF European Cup, Baia Mare e eliminoi skuadrën turke, Beykoz. Në përbërje ka shumë lojtarë të huaj.
Ndeshja e parë është më 23 apo 24 nëntor në Rahovec, ndërsa e kthimit një javë më pas në Rumani.
Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Në raundin e dytë e eliminoi skuadrën belge Bocholt. Dy vjet më parë ishte eliminuar në raundin e dytë.