Rahoveci e Besa Famgas do të përballen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Kështu u vendos në shortin e tërhequr të premten në lokalet e FHK-së.
Rahoveci e Besa janë skuadrat kryesore të këtij edicioni dhe kërkojnë të dy trofetë. Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Trepça e Kastrioti. Trepça është fituese në fuqi e Kupës.
Te hendbollistet gjysmëfinalet janë: Ferizaj – Samadrexha, Vushtrria – Istogu.
Turneu final i Kupës mbahet më 27 e 28 prill. Vendi nuk është caktuar ende.