Pronari i Clujit, Nelu Varga ka thyer heshtjen dhe ka folur për shitjen e Ermal Krasniqit te Rapid Bukureshti për një çmim pesë herë më të ulët se ai i dëshiruari.
Kishte raportime se Lazio ishte prej skuadrave që ofroi 5 milionë euro për kartonin e Krasniqit.
Megjithatë, Varga nuk është penduar që ka hequr dorë nga Krasniqi.
Ai ka shpjeguar për “Pro Sport” se si është marrë ai vendim.
“Nuk jam penduar që e kam shitur. Ishte një marrëveshje e mirë, vlerë për paratë. Ai është një lojtar i mirë me potencial për momentin, por nuk mund ta vlerësoni më lart nëse ai nuk paraqitet vazhdimisht mirë. Është lojtar i vlefshëm, jo konstant", ka thënë pronari i Clujit, Varga.
Krasniqi në edicionin e parë pati shënuar pesë gola e dy asistime për Clujin, ndërsa në edicionin e dytë në 17 ndeshje nuk shënoi asnjë gol. Pati vetëm dy asistime. Te Rapidi për nëntë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë.