Sport

Prishtina 01 me gjasa të zbehta për të avancuar

Prishtina 01

Humbja 6:2 e Prishtinës 01 në nisje të raundit kryesor të Ligës së Kampionëve në futsall nga MNK Olmissum ia ka vështirësuar punët klubit kryeqytetas për të avancuar në raundin elitar të garës kontinentale.

Prishtina 01 në ndeshjen e dytë të enjten mbrëma barazoi 5:5 me skuadrën e Plzenit në ndeshjen dramatike.

Por, gjasat për të avancuar tutje për “bardhekaltrit” janë të zbehta.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Prishtina 01 e zhvillon të shtunën nga ora 20:00. I duhet fitorja, por do të varet shumë nga ndeshja që nis në orën 17:00, ajo ndërmjet Plzenit dhe MNK Olmissumit.

Tri të parat e grupit avancojnë në “Elite Round”, në mesin e 16-të skuadrave më të mira evropiane. 

Prishtina aktualisht është në vendin e fundit me një pikë. Një pikë e ka edhe Plzeni në vendin e tretë.

MNK Olmissum dhe Braga/AAUM janë në vendin e parë me nga katër pikë.