Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, e ka kompletuar me sukses edhe ndeshjen e dytë në Premier Leaguen e Anglisë.
Muriq me Burnleyn të shtunën morën një pikë të madhe në “Stamford Bridge” në udhëtim te Chelsea në ndeshjen e xhiros së 30-të.
Kjo ndeshje u mbyll 2:2.
Axel Disasit iu anulua një gol në minutën e 20-të për prekje me dorë.
Në minutën e 40-të e të 43-të, Lorenz Assignon i mysafirëve u ndëshkua me karton të verdhë, kurse trajneri Vincent Kompany u përjashtua nga loja direkt me të kuq për shkak të protestave.
Cole Palmer, i cili i realizoi të dy golat për vendësit, mposhti portierin e Kosovës nga penalltia fillimisht në minutën e 44-t.
Josh Cullen i barazoi shifrat dy minuta pas pushimit, kurse Palmer me gjuajtje të saktë nga zona, shënoi në portën e Muriqit për 2:1.
Dara O’Shea i barazoi shifrat në minutën e 81-të dhe rezultati nuk ndryshoi më.
Chelsea pas 28 ndeshjeve është në mesin e tabelës me 40 pikë.
Burnley vazhdon luftën për mbijetesë.
Aktualisht zë pozitën e parafundit me 18 pikë në 30 ndeshje.