Sport

Polonia shkon në Evropian, bie Uellsi

Polonia

Polonia është bërë skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian, që mbahet nga qershori në Gjermani.

Polonia mposhti Uellsin pas ekzekutimit të penalltive.

Rezultati ishte i barabartë 0:0 në 120 minuta.

Në penallti, Polonia fitoi 5:4. Daniel James i Uellsit humbi penalltinë e pestë.

Polonia do të jetë në Grupin D bashkë me Austrinë, Francën dhe Holandën.