Sport

Policia: Lojtarët e Pejës sulmuan tifozët, dy lojtarë në mbajtje për 48 orë

Volejboll Peja - Ferizaj

Pamje nga ndeshja Ferizaj - Peja (Foto: Federata e Volejbollit)

Policia në Ferizaj ka njoftuar se i ka arrestuar dy volejbollistë të Pejës pas dyshimeve se ata kanë sulmuar fizikisht tifozët në tribuna, pas përfundimit të finales së Kupës së Federatës me KV Ferizajn.

Ndeshja u zhvillua të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ndërsa pas saj ndodhi një incident i rëndë. Lojtarët e Pejës dolën në tribuna dhe nisën rrahje me pak tifozë vendas, që ishin në tribunën anësore.

VIDEO:

“Dy persona, lojtarë të ekipit të volejbollit Peja, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes volejbollistike KV Ferizaj - KV Peja, kur këta të fundit kanë hyrë në pjesën e tribunave të shikuesve të Ferizajt dhe i kanë sulmuar ata fizikisht. Nga Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje dy lojtarët e KV Peja. Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt është duke grumbulluar edhe informacione tjera, nëse ka të implikuar tjerë në këtë ngjarje dhe në kordinim me prokurorin do të ndërrmerren masat e nevojshme ligjore”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.


Dy lojtarë të Pejës ndalohen nga Policia, hynë në tribuna dhe u përleshën me tifozë

Dy lojtarë të Pejës janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pas incidentit të rëndë që ka ndodhur të dielën mbrëma në Ferizaj pas finales së Kupës së Federatës në Volejboll mes Ferizajt dhe Pejës, ku janë përfshirë në rrahje disa volejbollistë të Pejës me disa shikues.

Këtë e kanë konfirmuar për KOHËN nga Policia e Kosovës.

Te Peja thonë se janë fyer nga tifozët.

Skena si ato në Ferizaj shihen rrallë në arenat sportive, sidomos që lojtarët të dalin në tribunë dhe të përleshen me tifozë.

VIDEO: