Skuadra e Fulhamit ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit, Kalvin Phillips, shkruan të dielën BBC.
Manchester City synon t’i fitoj të paktën 40 milionë euro nga shitja e anglezit.
Për Phillipsin kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të njohura evropiane.
28-vjeçari aktualisht është pjesë e Ëest Ham United , ndërsa u huazua nga Manchester City verën e viti të kaluar. Huazimi i përfundon në verë.
Ai ka shënuar vetëm një gol në 19 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.
Me fanellën e Anglisë, Phillips ka shënuar një gol në 31 paraqitje.