Futbollistet angleze Lucy Bronze, Lauren Hemp dhe Keira Walsh janë në mesin e lojtareve të nominuara për më të mirën e vitit nga FIFA.
Portieria Mary Earps, e cila ishte në mesin e portiereve të vitit në dy edicionet e kaluara, është e nominuar sërish.
Futbollistja Beth Mead është e nominuar për çmimin inaugurues “Marta Award”, e cila do të jepet për golin më të bukur të shënuar nga futbollistet, shkruan “BBC”.
Mead është e nominuar për golin e dytë të realizuar ndaj Ëest Hamit në muajin nëntor të vitit 2023.
Braziliania Marta, pas së cilës i është vënë emri çmimit, është po ashtu në mesin e të nominuarave.
Emma Hayes, e cila e udhëhoqi Chelsean drejt titullit të pestë në Superligën e futbollisteve, para se ta fitonte medaljen e artë Olimpike me SHBA-në, është e nominuar për trajneren e vitit.
Për lojtaren më të mirë të vitit është edhe mesfushorja e Spanjës dhe Barcelonës, Aitana Bonmati, e cila e fitoi çmimin në vitin 2023.
Votimi është i hapur në FIFA dhe mbyllet më 10 dhjetor.
Për më të mirët votojnë përzgjedhësit e përfaqësueseve, kapitenët, gazetarët dhe tifozët.