Sport

Peja mposht Bashkimin dhe siguron paraqitjen direkte në gjysmëfinale

KB Peja

KB Peja

Kampionia në fuqi, Peja, do të startojë prej gjysmëfinales në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll. 

Peja e siguroi pozitën e dytë me fitoren e arritur të mërkurën mbrëma ndaj Bashkimit. 

Ndeshja në “Karagaçi” ishte e vlefshme për xhiron e fundit të stinorit të rregullt dhe përfundoi 85:79 për ekipin pejan. 

Peja përfundon në pozitën e dytë me 47 pikë. 

47 pikë mund t’i bëj edhe Ylli, nëse mposht Trepçën të enjten. 

Por Peja ka bilanc 3:1 ndaj Yllit këtë edicion dhe do të jetë në pozitën e dytë. 

Ndërkohë Bashkimi përfundon i gjashti me 39 pikë dhe do të luaj në çerekfinale të plejofit me Golden Eagle Yllin.

Jimmy Hall udhëhoqi Pejën me 19 pikë, pesë kërcime e katër asistime. 

Jetmir Zeqiri i kishte 15 pikë e katër asistime. 

Te Bashkimi, Lejson Zeqiri i kishte 21 pikë e shtatë kërcime.