Sport

Paqarada i Koelnit barazon me Rexhbeçajn e Augsburgut

Leart Paqarada

Skuadra e Koelnit ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Augsburgut.

Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ishte startues te Koelni, që ishte mysafir. Lojtari i krahut të majtë u zëvendësua pas pjesës së parë.

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ishte titullar tek Augsburgu dhe luajti 57 minuta.

Koelni renditet në vendin e parafundit në tabelë me 19 pikë, kurse Augsburgi gjendet në pozitën e shtatë me 36 pikë të grumbulluara.

Arne Maier kaloi në epërsi 1:0 Koelnin në minutën e 18-të. Për 1:1 shënoi Davie Selke në minutën e 33-të.