Sport

Në Premier League luhet derbi i zjarrtë United – Liverpool

United – Liverpool

Xhiroja e tretë e Premier Leagues e sjellë përballjen e zjarrtë ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit. 

Ky ballafaqim luhet në “Old Trafford” të dielën nga ora 17:00. 

Unitedi ka tri pikë në dy ndeshje dhe zë vendin e 11-të, kurse Liverpooli ka gjashtë pikë dhe bashkë me Manchester Cityn, Brightonin dhe Arsenalin, e ndajnë vendin e parë me nga gjashtë pikë pas dy ballafaqimeve të luajtura. 

Manchester Unitedi e ka fituar vetëm një prej 12 ndeshjeve të fundit në Premier League ndaj Liverpoolit.

Ishte fitorja 2:1 në “Teatrin e Ëndrrave”, në ndeshjen e tretë të kampanjës 2022-23. 

Trajnerët Erik ten Hag dhe Arne Slot janë takuar katër herë në “Eredivisie”. AZ Alkmaari i Slotit e ka mposhtur Ajaxin e Ten Hagut dy herë në edicionin 2019-20, ndërsa Ten Hagu e mposhti Feyenoordin e Slotit në të dyja ndeshjet e sezonit 2021-22. 

Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City, luan në udhëtim te Ëest Hami, të shtunën nga ora 18:30.