Sport

Muslija inkuadrohet në fund në fitoren e Freiburgut

Florent Muslija

Florent Muslija është inkuadruar në minutën e dytë të kohës shtesë, në fitoren që Freiburgu e shënoi në udhëtim te Borussia Moenchengladbachu të shtunën.

Freiburgu fitoi me rezultatin 3:0, ndërsa ndeshja i ka takuar xhiros së 27-të të Bundesligës.

Michael Gregoritsch e shënoi golin e parë në minutën e shtatë.

Merlin Rohl në minutën e 47-të dhe Ritsu Doan dhjetë minuta më vonë realizuan për 3:0.

Freiburgu kërkon një vend që dërgon në garat evropiane edicionin tjetër.

Aktualisht ka 36 pikë në 27 ndeshje, kurse Moenchengladbachu ka 28 pikë pas 27 ndeshjeve.