Tenisti i njohur britanik, Andy Murray, do ta mbyllë karrierën e suksesshme pas përfundimit të Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris.
“Mbërrita në Paris për turneun tim të fundit të tenisit. Garimi për Britaninë e Madhe ka qenë përvoja më e paharrueshme e karrierës sime dhe jam jashtëzakonisht krenar që mund ta bëj për herë të fundit”, ka shkruar Murray të martën në rrjetin social “X”.
Për 37-vjeçarin do të jetë hera e pestë që garon në Lojërat Olimpike, që nga debutimi në Lojërat e Pekinit në vitin 2008.
Murray ka fituar tri medalje olimpike. Fitoi medaljen e artë olimpike në vitin 2012 dhe në vitin 2016. Ndërsa ka të fituar edhe një medalje të argjendtë.
Murray është përballur me lëndime të shumta në fazën e fundit të karrierës së tij.
Një dëmtim i shpinës e detyroi atë të tërhiqej nga turneu i këtij viti në Wimbledon.